Partizani ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit brazilian Victor Da Silva.
Pas një sezoni të shkëlqyer me “Demat e Kuq” në edicionin 2022-2023, ku dha një kontribut të rëndësishëm në fitimin e titullit të 17-të kampion në histori për klubin, Da Silva rikthehet sërish në familjen e kuqe për të vijuar rrugëtimin me fanellën e Partizanit.
Futbollisti 29-vjeçar ka firmosur një kontratë të re me formulën 1+1, dhe ditën e sotme i është bashkuar grupit në seancën stërvitore, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri futbollistik.
Rikthimi i Da Silvës përforcon repartin ofensiv të skuadrës dhe sjell një emër të njohur për ambientin e klubit, tifozët dhe kampionatin shqiptar.
🔙 Mirë se u riktheve në shtëpi, Victor!
#VictorDaSilva
#RedFamily🔴 #FkPartizani