Partizani dhe Qendra e parandalimit të krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) kanë konkretizuar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh

Partizani dhe Qendra e parandalimit të krimeve të të Miturve dhe të Rinjve (QPKMR) kanë konkretizuar sot marrëveshjen e bashkëpunimit dypalësh për përfshirjen në aktivitete të ndryshme sportive të të miturve/ të rinjve në konflikt me ligjin, në kuadër të riintegrimit të tyre në shoqëri. Kjo marrëveshje ka për qëllim promovimin e sportit si një ndër mekanizmat më të mirë të parandalimit të sjelljeve të kundraligjshme te të rinjtë. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është konkretizuar në ambientet e kompleksit sportiv Partizani nga Sekretari i përgjithshëm i Partizanit Z. Gerald Burba dhe Znj. Klaudia Hasanllari Drejtore e (QPKMR). Për të parën herë dy institucionet angazhohen zyrtarisht në përfshirjen e aktiviteteve sportive, jo vetem si aktivitete argëtuese por më e rëndësishmja aktivitete edukuese.